Pazaret e Ministrit të Ekonomisë me makinat

Ishte viti 2013, qeveria e re e “Majtë” sapo ishte dekretuar, Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes pa u akomuduar ende në zyrat e tij të reja, madje pa mësuar ende se kush do të ishte zyra e tij, zhvilloj një takim të pasqyruar gjerësisht nga mediat në atë kohë, me përfaqësuesit dhe drejtuesit kryersor të pikave konçensionare të autovetura në vend.

Sikurse u mësua më vonë nga njoftimet e medias, tema kryesore, ose më sakt tema e arsyeja e vetme reale e këtij takimi ishte lobimi i hapur i konçensionarëve për të bërë të mundur kufizimin, pakësimin madje ndoshta dhe heqjen nga qarkullimi të të gjithë autoveturave të cilat sipas tyre “nuk plotësojnë standartet e nevojshme” për të qarkulluar apo për tu tregtuar. Pas atij takimi Ministri në fjalë tentoj të jepte dhe një mbështetje publike kësaj tentative të konçensionarëve, por impakti shumë i madhë publik që shkaktoj kjo temë e detyruan që të tërhiqej, pa pasur mundësi për të shkuar më tej.

Prej disa ditësh, në mediat e vendit ka filluar të diskutohet sërish në lidhje me këtë temë, duke shkuar akoma më larg ideja e nxitur, financuar dhe mbështetur nga konçensionarët, dhe duke kërkuar që tashmë në Shqipëri të miratohet një ligj përmes të cilit të hiqen nga qarkullimi të gjitha mjetet që janë prodhuar përpara vitit 1995. Këtë herë fushata është më e gjerë dhe më e konsoliduar, duke përfshirë drejtpërdrejt Ministrinë e Mjedisit dhe jo atë të Zhvillimit Ekonomik, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes, me idenë që duke e bërë çështje të mjedisist e bëjnë fushatë me serioze dhe më të mundshme për tu besuar, sesa duke përfshirë Ministrinë e Ekonomisë, që të krijonë idenë se kemi të bëjmë thjesht me çështje ekonomike. Ky fakt tregon se lobuesit e konçensionarëve janë bërë më të rafinuar, në tentativat e tyre për të zaptuar tregun e autoveturave.

Madje për tu bërë të besueshëm dhe për të bindur popullin dhe masat e gjera se kjo është thjesht pjesë e politikës së qeverisë për të përmirësuar cilësinë e mjedisit, përfaqësues zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, në intervista zyrtare në media të ndryshme janë shprehur se në “bashkëpunim” me institucionet e BE-së  dhe në funksion të plotësimit të standarteve të BE-së  qeveria e “majtë” shqiptare është duke përpiluar startegjinë dhe politikat për të parë mundësinë e heqjes nga qarkullimi të mjeteve që janë prodhuar para vitit 1995, duke pranuar njëkohësisht se, nuk kanë asnjë të dhënë apo statistikë zyrtare se sa është numri që zënë këto makina në qarkullim dhe për më tepër, çka është dhe më e rëndësishme sa është impakti financiar që do të ketë kjo politikë tek familjet shqiptare.

Ajo që është më e rëndësishme, askush nga zyrtarët që dalin dhe japin intervista në lidhje me këtë projekt, edhe pse me paturpësi i referohen BE-së , institucioneve dhe politikave të saj, nuk kanë servirur për publikun e gjerë shqiptar asnjë rast paralel, apo të ngjashëm që të jetë aplikuar në ndonjë nga vendet e BE-së,  të cilës kanë shumë dëshirë t’i referohen sa herë kërkojnë alibi, për të mbuluar zullumet e tyre të pafundme në kurriz të popullit fukara. Pse nuk shpjegojnë këta zyrtarë të europianizuar më shumë dhe se vet europianët se pse duhet që Shqipëria një vend me një varfëri të theksuar të ndërmarrë plotika të tilla që cënojnë drejtpërdrejt dhe shumë rëndë ekonominë e çdo familje shqiptare, të mesme dhe të varfra.

Si mund të prezantohet dhe të quhet e majtë një qeveri që bën kompromise të tilla të ulta me bizneset e mëdha të autoveturave në kurriz të të gjithë popullit fukara? Si mundet kaq paturpësisht të arrihet deri atje sa të përdoret BE-ja dhe institucionet e saj për të justifikuar këto pazare me konçensionarët? Si mundet t’i kërkosh popullit që të paguaj koston e pazareve të tilla të ulta?

Këto qëndrime dhe politika jo vetëm që nuk mund të quhen të majta por cënojnë rëndë dhe drejtpërdrejt të drejtat dhe liritë e qytetarit, pasi askush nuk mundet që në mënyrë të njëanshme të vendosë heqjen nga qarkullimi të një numri të papërcaktuar automjetesh, kur dhe vet Ministritë e pranojnë se as numrin e tyre nuk kanë përcaktuar, pa miratuar njëherësh dhe politikat që do të rregullojnë pasojat e këtyre politikave, si për shëmbull të përcaktojnë në bazë të referencave të tregut (sikurse bëhet me doganat) se sa shkon çmimi i secilit mjet dhe më pas të përcaktojnë mënyrën se si do të realizohet pagesa dhe nga kush do të përballohet kjo pagesë.

Kjo procedurë është e domosdoshme duke marrë parasyshë se çdo familje shqiptare nisur nga të ardhurat mesatare mujore që ka, ka harxhuar të ardhura të konsiderueshme për çdo mjet që ka blerë, edhe pse për deputetët, ministrat dhe zyrtarët e tjerë të lartë të vendit shuma të tilla janë të pakonsiderueshme, duke qenë se ata vetë jetojnë në Universe Paralele, duke u shkëputur tërësisht nga realiteti i përditshëm në të cilin jetojnë pjesa dërrmuese e popullit shqiptar.

Janë pikërisht këta “Baballarë të Kombit”, të cilët i ndërrojnë makinat e tyre si “Mbreti gratë” sikurse thotë populli, dhe çdo herë duke marrë mjete të pas vitit 2010 dhe pa nxjerrë kurrë një qindarkë nga “Xhepi” i tyre. Kjo është dhe arsyeja që kur diskutojnë për çështje të tilla kaq sensitive për pjesën dërrmuese të popullit, ata i shikojnë gjërat me “Kutin” e tyre duke mos arritur të kuptojnë se si mundet ky popull mosmirënjohës të kuptoj se sa shumë ata shqetësohen për të.

Çdo shqiptar që ka mundur të blejë një makinë sidomos të prodhuar para vitit 1995, e ka blerë atë duke sakrifikuar shumë, duke privuar veten dhe familjen e tij nga shume gjëra, duke marrë borxhë madje duke marrë edhe kredi bankare, sepse autoveturat sot nuk janë më mjete luksi dhe qejfi siç i shikojnë ato “Baballarët tanë të kombit”, por janë mjete pune përmes së cilës këta njerëz nxjerrin bukën e gojës.

Prandaj përpara se të mendojnë kaq shumë për të “përmirësuar” cilësinë e ajrit dhe të mjedisit, për llogari të konçensionarëve të makinave, është mirë që të punojnë dhe të mendojnë për ato gjëra që ata i ka zgjidhur dhe mandatuar një popull në shumicë i majtë dhe jo të mendojnë dhe të punojnë për interesat meskine të një grupi biznesmenësh, duke përdorur si fasadë BE-në.
Share on :
 
Copyright © 2015. Albania Skandal.
Design by Herdiansyah Hamzah. Published by Themes Paper. Powered by Blogger.
Creative Commons License