Rama dhe Vuçiç takohen ‘miqësisht’ – Zhvillimi i rajonit sfumon pozicionin e Kosovës
Një përshëndetje mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe homologut të tij serb, Aleksandër Vuçiç, po qarkullon me shpejtësi në internet.
Dy liderët duken shumë miqësorë me njëri-tjetrin, larg atmosferës së krijuar mes tyre pas deklaratave të Edi Ramës për bashkim me Kosovën.
Të dy kryeministrat kanë qënë pjesë e një samiti me liderët e Ballkanit, të organizuar nga Komisioni Europian, për të diskutuar për mundësitë e zhvillimit ekonomik të rajonit.