Posta Shqiptare, hijet e një skandali

Pensionistët e zhgënjyer dhe vonesat e pagesave të pensioneve duket se po shtohen dita ditës.
Posta Shqiptare, e cila ka marrë përsipër kryerjen e një sërë shërbimesh publike, përfshirë pagesat për kreditorët e OSSHEE, Policisë, Doganave, si dhe pensionistëve, është nën akuzë nga pensionistë shqiptarë për moskryerjen e rregullt të pagesave. Pagesat të cilat operohen nga ana e Postës Shqiptare, dhe që janë të depozituara në një Bankë të preferuar të saj, në vetvete përmbajnë edhe elementin e interesit të depozitës. E përkthyer me fjalë të thjeshta, Posta Shqiptare për paratë që merr nga Thesari i Shtetit, dhe i depoziton ato në Banka, merr një interes ditor për shumat.
Sa më e madhe të jetë shuma dhe sa më të shumta të jenë ditët aq më i madh është edhe përfitimi. Çështja qëndron që pensionistët nuk marrin shpërblimin mujor në kohën e duhur dhe nuk marrin as dëmshpërblim për vonesat e krijuara. Pyetja që shtrohet në raste të tilla të abuzimit me pushtetin është se çfarë bëhet me paratë e pensionistëve? Në një kohë kur investimet e Postës Shqiptare për zyrat e pritjes që janë ende të vjetra e tejet të amortizuara, është në nivelin inekzistent, janë një tregues i qartë se përfitimet e ardhura nga sistemi bankar nuk kanë përfunduar në hullirin e duhur.
 Drejtori i Postës Shqiptare sh.a , Majlind Lazimi, njëkohësisht edhe djali i tezes së Monika Kryemadhit, u dorëhoq nga një pozicion me profil të lartë diplomatik për të shkuar si manaxher i Postës Shqiptare. Në një kohë që profilet e punës janë komplet të ndryshme, interesi ekonomik duket se dominon në këtë përzgjedhje. Ditët në vijim, gazeta ‘Boom.al’ do të flasë për këtë veprimtari të Postës Shqiptare që ngjan me hije skandali për këtë strukturë të shërbimeve publike shqiptare.
Share on :
 
Copyright © 2015. Albania Skandal.
Design by Herdiansyah Hamzah. Published by Themes Paper. Powered by Blogger.
Creative Commons License