PBDNJ kandidon një vrasës dhe një spiun

Siç kemi paralajmëruar më parë, Fredi Bejleri, njeriu i cili është dënuar për terrorizëm dhe vrasje të ushtarëve të repartit të Peshkëpisë Gjirokastër mori vulën për të kandiduar për zgjedhjet lokale të 21 qershorit për bashkinë e Himarës.

Si mundet në kohën kur politikanët tanë çirren me të madhe për dekriminalizimin duke propozuar paketa ligjesh nuk u ka rënë në sy ky kandidim. Pavarësisht paralajmërimit të mediave askush nuk e vuri ujin në zjarr për t’i dhënë ndal kësaj tradhëtie që lidhet me ekstremizmin ksenofob grek për aneksimin e jugut të Shqipërisë.

Çudia tjetër e madhe është kandidimi i zv/ministrit të Bujqësisë Jani Babit për kreun e komunës së Finiqit. Ky person në qoftë se do të verifikohej nga organet legjitime të shtetit shqiptar pa frikë do të quhej ndrikulla greke me bishtin e kuq. Bizneset e ngritura prej tij në rrethin e Sarandës kanë qënë dhe janë vatra ku lëçitet çorba e helmuar e propagandës së shoqatave ksenofobe greke.

Në një vend ku përditë varfëria largon qindra shqiptarë dueti i një vrasësi dhe një spiuni nuk përbën asnjë çudi.
Share on :
 
Copyright © 2015. Albania Skandal.
Design by Herdiansyah Hamzah. Published by Themes Paper. Powered by Blogger.
Creative Commons License