‘Perandorët’ e Portit të Vlorës – Çfarë fsheh kapiteni i portit me ngatërrimin e grafikëve

Vonesat dhe ngatërresat e orareve në grafikët e përcaktuar më parë në Portin e Vlorës edhe pse në dukje një çështje banale, është kthyer në një problematikë politike, e cila ka përfshirë një rreze të gjërë përgjegjësish.

Minsitria e Transporteve, e cila ka vënë theksin në rëndësinë e përpilimit në mënyrë të saktë të grafikëve dhe ka ‘penalizuar’ agjencinë turistike ‘Red Stars’ për mungesën e theksuar të përgjegjësisë, duket se e ka mbyllur me kaq këtë çështje.
Ajo që është më shqetësuese është fakti se me autoritetet e portit nuk merret askush. Porti i Vlorës është kthyer në një ‘perandori’ të paprekshme dhe imune ndaj çdo lloj penalizimi apo gjobitjeje ndërsa ‘perandorët’ e portit i hedhin gjithnjë e më thellë spirancat e pushtetit në administratën e portit.
Kapiteni i portit Dionis Andoni, jo vetëm që nuk ka marrë as edhe një përgjegjësi për këtë vonesë por me arrogancën që e karakterizon nuk e ka vënë ujin në zjarr të sqarojë askënd. Një sjellje tipike kjo prej një ‘bosi’, një ‘perandori’ që ka në dorë fatet e shumë njerëzve dhe zgjedh t’i drejtojë ato si të jetë ‘zgjuar në mëngjes’. Por, e gjitha kjo nuk është edhe aq e rastësishme nëse kutjojmë këto se vëllai i tij Edmond Andoni, prej dy vitesh vuan dënimin për kontrabandë në tregtinë e drogës, pasi është kapur me 5 kg lëndë narkotike. E gjitha kjo të ketë vallë të bëjë me një rrjet të mirë-organizuar që komandon jo vetëm oraret por edhe linjat e trageteve që hyjnë e dalin nga porti i Vlorës, për një arsye siç mund të jetë kontrabanda?
Le të shpresojmë që jo edhe pse faktet dhe neglizhenca e treguar si nga aurotitetet portuale edhe nga qeveria, bërtasin më fort se çdo lloj alibie që paraqesin ‘perandorët’ e portit.
Share on :
 
Copyright © 2015. Albania Skandal.
Design by Herdiansyah Hamzah. Published by Themes Paper. Powered by Blogger.
Creative Commons License