Pas një muaji mungese në ekranin e Top Channell, gazetari dhe moderatori i emisionit “ Top Story”, do rinisë ditën e enjte emisionin e tij.
Balla ndërpreu para një muaji emisionin e tij pas një shantazhit nga njerëz ende të paidentifikuar të cilët publikuan video të jetës së tij private.
Bëhet me dije se ditën e enjte Balla do ketë të ftuar në emisionin e tij kandidatin e Partisë Socialiste për bashkinë e Tiranë, Erion Veliaj.