Skandal/Prifti i Delvinës kryeson marshimin e grekëve për ‘pavarësinë'e Vorio Epirit

Data 17 maj është 101 vjetori i nënshkrimit të Protokollit të Korfuzit, ku njihej Fuqitë e Mëdha i dhanë autonominë të ashtuquajturit shtet Vorio- Epiriot dhe është festuar nga qarqet nacionaliste greke, çuditërisht të kryesuara nga një klerik i lartë i kishës zyrtare greke.
Mitropoliti i Drinopoleos, Pogonit e Konicës, Andreas ka qenë organizatori i këtyre festimeve në qytetin e Delvinaqit, afër kufirit me Shqipërinë.

Mitorpoliti Andreas ka nxjerrë një shpallje dy ditë më parë ku bënte thirrje të gjithë besimtarëve që të mblidheshin të dielën më 17 maj për të festuar 101-vjetorin e Protokollit të Korfuzit, që sipas tij është përvjetori I Autonomisë së Vorio-Epirit, si dhe për të kujtuar: “Luftën për çlirimin e Vorio-Epirit prej shqiptarëve nga patriotët grekë”. Në këtë mënyrë të dielën Mitropoliti Andreas ka udhëhequr meshën e mbajtur për nder të “martirëve për lirinë e Vorio Epirit” dhe më pas të gjithë të pranishmit, duke u nisur nga kisha kanë marshuar nëpër rrugët e Delvinaqit. Prifti i fshatit të Delvinës 101-vjetori i të ashtuquajturës autonomi të Vorio-Epirit është përkujtuar edhe në fshatin Krania të Delvinës.

Sipas asaj që është publikuar në adresën internetit të shoqatës ultra nacionaliste SFEVA, këto festime janë mbajtur të shtunën më 16 maj dhe aty kanë marrë pjesë disa shoqata nacionaliste greke. Këto kanë vënë kurora me lule në monumentin e kreut të çetave andarte greke Thimio Lioli, që është ngritur në këtë fshat. Por, ajo që binte në sy në këto festime ishte edhe pjesëmarrja e priftit Patër Kristo, që është pjesë e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare.
Dhe sikur të mos mjaftonte kjo nga fotografi të e hedhura në faqen e SFEVA-s duket qartë Patër Kristo që po mban fjalimin dhe në krah të tij dy fëmijë po mbajnë të shpalosur flamurin e Republikës Autonome të Vorio-Epirit. Pas kësaj fotoje krerët e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare duhet të na sqarojnë arsyet e qëndrimit të Patër Kristos.

Kryepeshkopi Janullatos duhet të detyrohet nga shteti shqiptar që të ndëshkojë këta priftërinj që marrin pjesë në këto aktivitete ultra-nacionaliste që kanë si ndezin urrejtjen ndëretnike dhe aq më keq akoma synojnë cënimin e integritetit të shtetit shqiptar. Kujtojmë se këto festime nuk po bëhen për herë të parë.  Prifti i Delvinës edhe vitin e kaluar ka qenë kryesori në festimet e nacionalistëve grekë në Krania dhe po kështu edhe Mitropoliti i Drinopoleos, Pogonit e Konicës, Andreas ka qenë organizatori i këtyre festimeve në qytetin e Delvinaqit.
Share on :
 
Copyright © 2015. Albania Skandal.
Design by Herdiansyah Hamzah. Published by Themes Paper. Powered by Blogger.
Creative Commons License