Skandal në portin e Vlorës

Porti i Vlorës është përfshire nga nje skandal ditët e fundit ku ne qendër është linja e trageteve Shqipëri-Itali.

Autoritet e portit te dyte me te madh ne vend kane marre vendimin per te ndaluar ankorimin e trageteve te kompanisë ‘Gerveni Travel” sipas orarit te nënshkruar ne kontrate çdo dite dhe kane vendosur qe ankorimi te behet nje here ne dy dite.

Justifikimi i portit te Vlorës është se po kryhet disa ndërtime ne kantier, te cilat nuk krijojnë mundësi per ankorimin e tragetit. Po ky supozim bie poshtë duke pare qe ne port vazhdon puna si normalisht. Ky vendim ngre hije dyshimi për favorizim te autoriteteve portale ndaj një kompanie tjetër tragetesh duke prishur kështu konkurrencën e drejte te tregut.

Per ketë çështje është ngritur edhe një padi ndaj drejtorit te portit Xhevahir Celoaliaj për favorizim te kompanive konkurrente. Sipas kompanisë Gerveni porti i Vlorës ka kapacitet për ankorim te tre anijeve çdo dite dhe autoritetet janë duke penguar konkurrencën e lire per favore ndaj kompanive te tjera.
Share on :
 
Copyright © 2015. Albania Skandal.
Design by Herdiansyah Hamzah. Published by Themes Paper. Powered by Blogger.
Creative Commons License