Fluksi i azilanteve drejt BE-se

2700 shtetas shqiptarë nuk janë lejuar të largohen nga Shqipëria nga 1 Prilli deri në javën e parë të muajit Maj pasi sipas autoriteteve ata dyshohej se do të kërkonin azil në vendet e Bashkimit Evropian.

Por edhe pse shifrat janë të larta trendi i tyre vjen në zbritje. Këtë e konfirmon Zv.Ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea e cila tha gjatë një interviste për Vizion Plus se muaji maj ka më pak persona të cilët tentojnë të largohen duke kërkuar azil.

Shqetësimit të qytetarëve mbi procedurat e ndjekura në pikat e kalimit kufitar Gjebra iu përgjigj se zbatohen rregullat e hapësirës Shengen. E nëse ka ankesa mbi kontrollet, cdo qytetar mund të plotësojë një formular ankimimi.

Zv. Ministrja e Brendshme pohon se shtetasit shqiptarë po mashtrohen nga persona të caktuar, per 5 prej të cilëve kanë nisur hetimet për falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim me pasoja të rënda.
Share on :
 
Copyright © 2015. Albania Skandal.
Design by Herdiansyah Hamzah. Published by Themes Paper. Powered by Blogger.
Creative Commons License