Rritet tensioni Tirane - Athine

Marredheniet mes Tiranes dhe Athines kane njohur nje tjeter perkeqesim. Shqiperia i ka dorezuar Ambasadorit Grek ne Tirane nje note proteste lidhur me kerkimet e naftes ne detin jon.

Ndërkohë sikurse konfirmohet zyrtarisht dhe nga Ministria e Jashtme Greke, takimi i paracaktuar mes Ministrit Nikos Kotzis dhe Ambasadorit Shqiptar Dashnor Dervishin nuk do te mbahet. Tensionohen marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe shtetit fqinj Grek.

Tirana zyrtare i ka dorëzuar një notë proteste te premten palës greke në lidhje me kërkimet e saj për naftë në detin Jon. Burime të Vizion Plus nga Ministria e Jashtme bëjnë me dije se ky akt pason heshtjen e Greqise në lidhje me kërkesën që qeveria shqiptare i ka drejtuar në rrugë zyrtare per hartën e kërkimeve në detin Jon, në kushtet kur kufiri Shqipëri-Greqi ështe ende i papërcaktuar.

Ndërkohë sikurse konfirmohet zyrtarisht dhe nga Ministria e Jashtme Greke, takimi i paracaktuar mes Ministrit Nikos Kotzis dhe ambasadorit shqiptar Dashnor Dervishin nuk do te mbahet. Të njëjtat burime, bëjnë me dije për Vizion Plus, se ky anulim nuk ka lidhje me notën e protestës, por për shkak të anxhendës se ngjeshur.

Shqiperia dhe Greqia nuk kane arritur ende asnjë marrëveshje te re për përcaktimin e kufirit detare. Ne vitit 2009 Edi Rama ne ate kohë lideri i opozites, sot kryeministër çoi në gjykatën kushtetuese paktin detar mes Tiranë dhe Athinës, që e cilësoi këtë marrëveshje si antikushtetuese.

Tirana zyrtare kerkon rinegocim te paktit detar por deri me tani nuk ka asnje artikulim nga pala Greke qe i hap rruge nje marreveshjeje te re.
Share on :
 
Copyright © 2015. Albania Skandal.
Design by Herdiansyah Hamzah. Published by Themes Paper. Powered by Blogger.
Creative Commons License