Është një nga djemtë më simpatikë shqiptarë, dhe sapo e sheh të bën të kuptosh se ai ka lindur për të qenë një fotomodel.
Ky është Valon Berisha, vetëm 17 vjec dhe fytyra e tij shihet në firmën internacionale në ‘Scout Model 1’ në Zurich ku ishte pjesëmarrës dhe është vlerësuar shumë.
Djaloshi simpatik ka lindur në Zvicër dhe jeton në Zurich, por origjina e tij është Gjakova, madje këtë e thotë me mburrje dhe gjuhën shqipe e flet dhe e shkruan bukur.
Kur ne e pyesim Valonin nëse ai pëlqen më shumë të jetë imazh i ndonjë marke të huaj dhe a ka provuar të jetë pjesë e modës shqiptare, ai ka këtë përgjigje: ‘Në fakt unë jam vetëm fotomodel, pra për të qenë imazh pse jo kam oferta, ndërsa unë jam shumë i interesuar të punoj në mbarë botën për të qenë fotomodel internacional, por duke mos harruar kurrë se zemra ime është shqiptare’.
Ai është shumë i ri edhe nga mosha dhe ka vetëm 4 muaj që i ka hyrë botës së modës dhe synimet falë dukjes së tij janë shumë të mëdha, e djaloshi kosovar është shumë i dashuruar sic na tregon pas modës botërore aktuale, ndërsa market e tij të preferuara janë LaCoste dhe Hugo Boss.
Por pse i pëlqen bota e modelizmit dhe cila është modelja e tij e preferuar ai përgjigjet kështu: ‘Jam shumë i interesuar që të shikoj botën dhe të realizoj foto në cdo vend, ndërsa për mua modelja ime e preferuar është Adriana Lima’.
Valoni nuk njeh ndonjë model/e shqiptar, ndërsa do ti pëlqente të ishte pjesë e ndonjë vdieoklipi shqiptar pavarësisht se cila apo cili këngëtar është, mjafton që video të jetë e bukur dhe të kishte një histori të domethënëse brenda.
Në fund ai ka vetëm një ëndërr teksa e ndjek këtë rrugë që të jetë gjithmonë krah afër familjes së tij që ta bëjë të lumtur atë dhe sidomos babain e tij që e ruan nga lart në këtë rrugëtim të tij, dhe megjithëse i vogël
Valoni na thotë se femra e tij që do t’ia marrë zemrën nuk e din nëse do të jetë modele apo jo, ashtu sic Zoti do t’ia sjellë, por do të donte që ajo të ishte të paktën e zgjuar.