Spartak Braho hetohet nga bashkshorti Ornela Zonjas kandidate për deputete e LSI
Mbarë opinioni publik është duke pritur arrestimin e deputetit Spartak Braho dhe drejtoreshës tatimeve Briseida Shehaj. Video skandali i vjedhjes së financave shtetrore në zyrën e tatimeve përbën aktin më të rëndë në historinë shqiptare dhe në cdo vend europian do përbënte rrëzimin e qeverisë. Mes mbresash të hidhura nga 21 Janari për shkak një tragjedie që u nxit nga video Meta – Prifti dhe pasiviteti i drejtësisë për ta arrestuar bëri të mundur që vendi të kalonte në kaos. E njëjta situatë po përsëritet edhe me videon Braho-Shehaj por asnjë shenj¨E nuk duket në horizont për arrestimin e Spartak Brahos. Ornela Selam Zonja është një pengesë serioze që Spartak Braho të arrestohet dhe hetohet për korrupsion dhe tashmë cdo kush duhet të kuptoj se kudo që publikohet në video krimi gjithmonë del papritmas emri i LSI. Ornela Selam Zonja ishte kandidate nue Fier për deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim partisë që Spartak Braho ka themeluar. Dosja Braho hetohet nga prokurori që ka bashkshorten kandidate LSI. Hajdutët gjykojnë hajdutin. Burri i Ornelës bredh me dosjen e Spartakut në zyrat e LSI.