Kryeministri Berisha zgjodhi që finalen e Kampionatit Evropian ta shihte midis të rinjve të Partisë Demokratike. Nga shumë të rinj që e rrethonin kryeministrin, në tavolinën e tij ishte ulur pikërisht Kryetarja e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Greta Koçi, të cilën më parë e njihnim si një këngëtare të suksesshme.
Dhe siç jemi mësuar tashmë, pranë Gretës ishte dhe e motra e saj Eni Koçi e cila po hedh me shpejtësi hapa të rëndësishëm në muzikë, por është njëkohësisht edhe ajo një demokrate e vogël...
Të dyja motrat i postuan me krenari fotot me kryeministrin në faqet përkatëse të “Facebook”. Gazeta Shqiptare