Adelina Ismaili lë Zvicrën për Vlorën, zbulohen fotot seksi

Pop diva e njohur Adelina Ismaili po realizon këto ditë një projekt të ri muzikor, por këtë radhë për tregun shqiptar. Është shkëputur përkohësisht nga angazhimet që ka në Zvicër dhe Francë, për të realizuar një projekt për fansat e saj shqiptarë, pasi për një kohë të gjatë ajo ka marrë kritika të shumta nga fansat pse nuk po punon një projekt shqip të cilin e kanë kërkuar me kohë. Faqja e fansave me 255 mijë ndjekës të saj, gjithmonë ka qenë në shënjestër ku është sugjeruar që këngëtarja e njohur të realizojë një këngë në gjuhën shqipe, ndërsa kujtojmë se projektet e fundit në gjuhën shqipe të Adelinës janë këngët “Tribalb & Nuk ngec”, këngë këto shumë të pëlqyera nga audienca. Ky videoklip i ri po xhirohet në Vlorë, ndërsa paparaci ynë ka siguruar edhe fotot e para të klipit si ekskluzivitet, në të cilat Adelina Ismaili shihet në forma të përkryera dhe me një look shumë seksi. Kënga për të cilën xhirohet klipi, është punuar nga gjigantët e skenës shqiptare si Ardit Gjebrea, të cilët i kanë dhuruar një super këngë Adelinës, ndërsa edhe për klipin është angazhuar një ekip i tërë, për të realizuar një projekt i cili do të lakmohet nga të gjithë. ”U nis për shaka dhe për fansat që e dëshironin dhe më kritikonin. Por ajo që do të shohim, pa asnjë pikë dyshimi do na kënaqë shumë, absolutisht shumë VIP-a ballkanikë do hidhërohen deri në pikën ekstreme”, thuhet në një status të lëshuar
nga zëdhënësja e Adelinës, Rudina Idrizaj. Se për çfarë bëhet fjalë, ende nuk mund ta themi saktë, por në
bazë të imazheve të siguruara, shihet që këngëtarja do të eksplodojë për të sjellë maksimumin për ata të cilët me vite të tëra e ndjekin nëpër koncerte, duke e bërë kështu këngëtaren numër një në trojet shqiptare. Pasi të hidhet në qarkullim ky projekt, flitet se këtë këngë mund ta realizojë edhe në gjuhën angleze për tregun europian, pasi producentët e huaj e kanë pëlqyer shumë vijën melodike. Se si ndihet këngëtarja e cila ka kaluar një kohë të gjatë në skenën muzikore dhe në çfarë forme është, mund ta shihni në këto imazhe të siguruara nga “Panorama plus”, ku edhe pas të 30-ave Adelina Ismaili shihet me një fizik të mrekullueshëm, sikur të ishte 18 vjeçe. Pas këtij projekti, Adelinën e pret një punë e pandalur dhe një tur koncertesh gati në çdo qytet ku jetojnë shqiptarët, përfshirë këtu bregdetin shqiptar, Kosovën, Maqedoninë dhe Malin e Zi, vende ku ajo mbush sallat, ndërsa do të jetë e ndjekur gjithmonë nga i dashuri (menaxheri) Val Krasniqi, i cili është dhe çelësi kyç i një pjese të suksesit të Adelina Ismailit në Zvicër dhe Francë.

Share on :
 
Copyright © 2015. Albania Skandal.
Design by Herdiansyah Hamzah. Published by Themes Paper. Powered by Blogger.
Creative Commons License