Rona shkelqen ne Eurovison
Pas interpretimit të bukur të këngës ‘Suus’ në natën e parë gjysëmfinale në festivalin ‘Eurosong 2012’, Rona Nishliu ka bërë që ta dërgojë Shqipërinë edhe në natën finale e cila do të mbahet në Baku me 26 Maj, ditën e shtunë.
Kënga dhe zëri i Ronës nga momenti i fillimit është duartrokitur fort deri në përfundim. Tani ka më shumë shpresë Shqipëria për në natën finale.
Në momentin e këtij lajmi kur është kaluar se shkon në finale edhe Shqipëria, Rona ka përqafuar kompozitorët e saj dhe ekipin që po e shoqëron në këtë festival nga Shqipëria. Jam e lumtur qe jam ne mesin e finalisteve te tjere"-ka thene Rona pas interpretimit.