Big Brother, “një program i montuar televiziv”?

Petrit Bylykbashi, ish-banori i shtëpisë Big Brother 4, mendon se ku spektakël nuk është një “reality show”, por vetëm “një program i montuar televiziv”.


Gjatë një prononcimi për Indeks Online, Petriti ka thënë se shikuesit kot harxhojnë lekë duke dërguar sms-së pasi gjithçka aty është e programuar nga producentët.

“Qysh nga pilot projekti kur të bëhet, i dihet fillimi dhe fundi i një programi televiziv, njëjtë është edhe Big Brother. Gjithmonë caktohen
personazhet qysh para fillimit të edicionit dhe vazhdojnë me eliminime ashtu sipas projektit”, ka thënë Petriti.

“Ai që krijon më së shumti antipati në publik mbahet brenda, pasi votimet janë ‘voto për atë që doni të largoni’. Është logjikë e thjesht pasi që bazën e të hollave, pas sponsorëve e kanë në sms-a. Kështu që i duhet ta mbajë brenda [pikërisht] atë që votohet më së shumti për me dalë nga ajo shtëpi”, tregon më tej Petriti.

Sipas tij, Liami do të jetë fitues i këtij spektakli dhe “e ka përgëzuar për fitoren” pasi “ai ka ditur të luajë lojën” në të gjitha aspektet. /Telegrafi/
Share on :
 
Copyright © 2015. Albania Skandal.
Design by Herdiansyah Hamzah. Published by Themes Paper. Powered by Blogger.
Creative Commons License