“Big Brother”, Arbri fitues, vajzat nuk shihen fituese

Kanë mbetur edhe pak ditë nga finalja e madhe e reality-shou “Big Brother Albania 5”, ndërsa pesë konkurrentët që do ta gëzojnë këtë finale kanë nisur strategjitë e fundit.

Janë vajzat Françeska dhe Genta, dhe djemtë Ermali, Liami, Arbri, të cilët luftojnë për çmimin e madh. Djemtë këto ditë janë duke folur, madje nuk i shohin si fituese asnjërën nga vajzat, por e rrotullojnë fituesin nga vetja.


Ndërsa në forumet e ndryshme sociale vazhdon të mbetet si i preferuari djaloshi nga Prishtina, Arbër Zeka. Madje, simpatinë e prishtinasit e kanë marrë edhe teleshikuesit dhe adhuruesit nga Shqipëria, të cilët e vlerësojnë lojën dhe mënyrën e sjelljes së tij në BB5.

Natën e së shtunës, Arbrit dhe të tjerëve iu provuan edhe një herë ndjenja e mallit me të afërmit e tyre. Edhe më parë mediat kanë profetizuar se ka ardhur koha që këtë spektakël ta fitojë një nga Kosova, e Arbri mund të jetë i duhuri. Përndryshe, ky realit shou do të mbyllet të shtunën që po vjen me shpalljen e fituesit./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
Share on :
 
Copyright © 2015. Albania Skandal.
Design by Herdiansyah Hamzah. Published by Themes Paper. Powered by Blogger.
Creative Commons License