Noizy: Cdo mengjes, ne shtrat me nje femer te panjohur

U hodhëm një sy shkrimeve që janë bërë të paktën vitin e fundit mbi Noizyn dhe pothuajse kudo citohej se ai është reperi më në zë i momentit. Gjithmonë i kërkuar nga fansat, kudo ku ka shqiptarë, Rigels Rajku ka punuar për ta arritur këtë sukses, duke nxjerrë këngë që shpejt bëhen hite e duke u bërë kështu një “reper i momentit” gjatë gjithë vitit. Ndoshta është kjo njëra nga arsyet që ‘kundërshtarët’ e tij e sulmojnë kaq shpesh…Kjo nuk e ka ndryshuar aspak. Ai vazhdon të jetë djali i thjeshtë e me humor që ne kemi njohur. Ndoshta është edhe kjo një nga arsyet se pse publiku e do kaq shumë…
Noizy, ku po i bën pushimet?
Pushimet i mbarova unë. Tani s’besoj se do kem më kohë për të pushuar, se ka filluar sezoni.
Për ty ka filluar sezoni i punës?
Unë gjatë gjithë vitit jam shumë i zënë me punë, por këtë verë jam vërtet ‘full’. Nuk kam pothuajse asnjë datë të lirë....
Ku i bëre pushimet sivjet?
Kalova një javë të paparë në Marbella në Spanjë. Tani që e mendoj, atë javë e kujtoj si një film (qesh).
Pse, çfarë ndodhi, me kë ishe?
Isha me disa shokë të vjetër të mitë, që i kam njohur që në shkollë. Ata sot janë bërë futbollistë të njohur të Chelsea-it. Gjithashtu isha dhe me ca shokë të tjerë artistë, shumë të talentuar dhe të famshëm në Angli. Morëm një shtëpi që kushtoi 13 mijë euro dhe vetëm për një javë janë shpenzuar rreth 100 mijë euro.
Po një femër me vete nuk kishe?
Jo, s’kishte nevojë ta merrja me vete, se kishte atje femra “me të myt” (qesh). Çdo ditë kur zgjohesha në mëngjes kisha pranë nga një femër të ndryshme dhe pyesja veten:
 “Kush është kjo? Si erdhi deri këtu?”
 (qesh). Këto përgjigje të gjithë ne i merrnim vetëm kur shihnim të nesërmen xhirimet e kamerave dhe kuptonim se çfarë kishte ndodhur.
Të kamerave?! Kush po ju xhironte?
Shtëpia që ne morëm për të kaluar javën ishte 480 metra katrorë dhe në çdo dhomë të saj kishte kamera. Kjo puna e kamerave ishte dëshirë e jona në fakt. I kërkuam vetë. Pse? Për të mbajtur kujtim pamjet nga ajo javë e çmendur, por shumë e bukur. Tani iu riktheve realitetit shqiptar.
Po këtu, ke ndonjë vajzë në krah, apo je vetëm? 
Unë kam shumë të dashura…Jo, jo, prit! Jam single. Më mirë të themi që jam pa të dashur, se me këto që tregoj do mbetem pa martuar (qesh).
Po të dashurën e Ledrit, domethënë Dafina Zeqirin, pse e shave? 
Nuk kam gjë me të. Unë thjesht i flisja Ledri Gagas (qesh). Me ata që përmend ti s’kam gjë fare. Unë bëj muzikë të bukur dhe ai tekst i rrinte mirë këngës. Kaq.
Pse ziheni ka shpesh ju repistët?
Unë nuk zihem me njeri. Të tjerët zihen me mua.
  Konflikti i fundit midis teje dhe “Baba Stars”, pse ndodhi? 
Sepse ‘gocat’, Ledri Gaga me shoqet e saj u treguan shumë të egra me mua dhe më “rrahën” kur isha në Zyrih.
Ndërkohë, ti vazhdon prodhon këngë të reja? 
Nuk po them që pothuajse çdo ditë del nga një këngë e re, por po them që po punohet shumë. Mbështetja e madhe e publikut më shtyn që t’i kënaq ata sa më shumë.
Share on :
 
Copyright © 2015. Albania Skandal.
Design by Herdiansyah Hamzah. Published by Themes Paper. Powered by Blogger.
Creative Commons License