Jemi mësuar t’i ndjekim në debate të forta televizive, por nëpërmjet këtyre fotove kemi rastin t’i shohim në një ndeshje plot adrenalinë në fushë volejbolli.
Moderatori i njohur i emisionit të të premteve në “Tv Klan”, Arjan Çani, dhe sekretari Organizativ i PS-së, Blendi Klosi, kohën e lirë kanë preferuar ta kalojnë duke luajtur volejboll në fshatin Qerret, atje ku shumë njerëz të njohur të politikës dhe medias kanë shtëpitë e tyre private të pushimit. Mes dy skuadrave të krijuara për një lojë volejbolli, janë fotografuar dhe dy personazhet e njohur, pikërisht Çani dhe Klosi.
Të dyve nuk u ka munguar ekspresiviteti dhe taktikat në lojë, edhe pse përsa u përket linjave të tyre të trupit janë vërtet larg njëri-tjetrit. Kështu që larg kostumit të politikanit, Blendi Klosi i veshur në mënyrë sportive ka zbuluar linjat normale. Ndërsa e kundërta ndodh me Çanin, të cilin jemi mësuar ta shohim vetëm me kostum
të zi ku nëpërmjet ekranit i duket vetëm busti.
Për hir të së vërtetës, duket se ngjyra e përhershme e tij kostumeve të tij të zinj bën vërtet mrekulli pasi e tregon në formë. Ndërkohë që i zhveshur, siç e shohim në foto, duket se Çani e ka tepruar me peshën, dhe ndoshta arsyeja pse ka zgjedhur të luajë volejboll është pikërisht mundësia e rënies në peshë.
Arjan Çani është një nga personazhet e njohur të ekranit që ka hobi vrapin, një nga mënyrat për të sjellë trupin në peshë normale. Por me sa duket puna e ngarkuar në televizion e ka kufizuar pak, dhe ndaj ndoshta me mbylljen e sezonit televiziv ai do të ketë mundësi të merret më shumë me trupin.