Mjaft simpatik dhe me një trup thuajse perfekt. Ky është 18 vjecari me origjinë nga Tetova, por që jeton në Zvicër, Argjend Amiti.
Djaloshi që i vogël ka qenë shumë i kërkuar nga agjensitë e modës atje, ndërsa tash po e ndërthur bukur botën e modës ku thotë se i pëlqen dhe se secili tregon edhe karakterin duke u veshur bukur, por dhe futbollin që e ka pasion të madh, këtë të fundit të trashëguar edhe nga babai i tij i njohur në futboll, Sahim Amiti.
Babai i Argjendit njëkohësisht është edhe shef i gastronomisë në aeroportin e Zurihut, por punon edhe si menaxher i futbollistëve profesionalë.
Ndërsa Argjendin me siguri një ditë do ta shohim në fushën e blertë si më të mirin, por edhe në pistat e modës si më të kërkuarin, ndërkohë mësojmë se djaloshit i pëlqen shumë këngëtarja Elvana Gjata dhe reperi Noizy që kur ka kohë e ku ata këndojnë ai shkon i ndjek dhe i takon.