Evi Reçi, mes muzikës dhe gazetarisë


Evi Reçi thotë se e ardhmja e saj do të lëkundet mes gazetarisë, si profesion, dhe muzikës, si hobi.

Këngëtarja shqiptare është studente në drejtimin e gazetarisë në Firencë të Italisë, por, gjatë një interviste për “Zëri”, thotë se edhe pse gazetaria do të jetë profesioni i saj i parë, ajo kurrë nuk do të largohet nga muzika.


“Aktualisht jam studente për Komunikim, Media dhe Gazetari. Jam në vitin e parë të specializimit. Ndërkohë që jam dhe moderatore në Radio Fleur të Firencës. Këtu në Firencë në kohën e lirë zakonisht organizohemi për të bërë ndonjë cover me banda të ndryshme të rinjsh që ka qyteti”.
“Shpeshherë janë bërë cover dhe këngët e mia kanë qenë më të kërkuarat dhe sinqerisht është një emocion shumë i madh. Me pak fjalë koha ime e lirë konsumohet mbi muzikën dhe artin”, ka thënë bukuroshja.
“Kënga apo gazetaria? Të them të drejtën këngën e konsideroj si hobi dhe natyrisht që më pëlqen shumë. Ndërkaq gazetarinë e kam profesion në të cilën edhe synoj të merrem në të ardhmen, por pa u shkëputur asnjëherë nga kënga”, ka shtuar këngëtarja. /Telegrafi/

Share on :
 
Copyright © 2015. Albania Skandal.
Design by Herdiansyah Hamzah. Published by Themes Paper. Powered by Blogger.
Creative Commons License