Zhvishen yjet e “Dancing”


Producentja Holta Dulaku godet përsëri në shenjë me spektaklin e “Dancing With The Stars”. Pas garës së fortë në ‘quick-step’, ‘jive’, e ‘cha-cha’ për herë të parë konkurrentët e “Dancing With The Stars” kanë sfiduar njëri-tjetrin me performanca të jashtëzakonshme, të paprovuara më parë.

Femrat kanë sfiduar njëra-tjetrën me “Burlesque”, ndërsa meshkujt me “Full monty”. Dhe efekti që kanë shkaktuar ka qenë i jashtëzakonshëm. Shënoi kulmin e spektaklit gjatë të enjtes se kaluar.Si kulturë e stil, “Burlesque” i famshëm vjen prej epokës Viktoriane. I kudogjendur ndër shekuj, në letërsi, muzikë, teatër, kinematografi e nëpër variete kabaresh u shfaq për herë të parë edhe në skenën e “Dancing With The Stars”.


Zhaku, Elvana Gjata, Afërdita Dreshaj, Adelina Tahiri dhe Ornela Bregu u shfaqën më provokuese, sensuale, sharmante, se kurrë ndonjëherë, duke kërcyer ‘Burlesque’, pasi për to ka demonstruar balerina e trupës së baletit të “Dancing With The Stars”, Isida.


Pas femrave radhën për të na çuditur e kanë pasur katër konkurrentët meshkujt. Ata kanë kërcyer “The full monty”.
Që kur “The full monty”, u bë komedia më e suksesshme, jo vetëm në Britaninë e Madhe, por dhe në të gjithë botën, meshkujt nuk hezitojnë më të bëjnë atë që bënë gjashtë protagonistët e asaj komedie: të kërcejnë e të zhvishen për të fituar.
Për të fituar para, për të fituar famë e sukses apo dhe thjesht kënaqësi. Ndërsa katër meshkujt e “Dancing With The Stars”, kërcyen ”The full monty” për të fituar sa më shumë vota nga publiku.  Bluetooth




Share on :
 
Copyright © 2015. Albania Skandal.
Design by Herdiansyah Hamzah. Published by Themes Paper. Powered by Blogger.
Creative Commons License