Genta e krahason Liamin me Azizin bullgar


Banorët e reality-shou më të madh shqiptar “Big Brother Albania” kanë mbetur në dy javët e fundit të konkurrimit. Dhe, si duket, këto ditë të fundit duan t’i kalojnë sa më shumë në aktivitete.

Këtë herë, të katër djemtë që kanë mbetur janë veshur duke luajtur rolin e femrave. Ndërsa, dy vajzat: Genta dhe Françeska i kanë vlerësuar ata. Genta më pas e ka krahasuar Liamin, i cili flitet se është një lojtar i fortë për ta fituar “BB5”, në stilin e tij në këtë pjesë si femër me Azizin, këngëtarin transeksual bullgar.

Çfarë do të mendojë ai kur të dalë jashtë dhe ta shohë këtë krahasim që vajza nga fshati i Korçës ia ka bërë Liamit?/Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
Share on :
 
Copyright © 2015. Albania Skandal.
Design by Herdiansyah Hamzah. Published by Themes Paper. Powered by Blogger.
Creative Commons License