Rita Ora dështon përpara shqiptarëve në Zvicër
Rita Ora ka pasur një koncert të shtunën e kaluar në Zvicër, i cili duket se nuk ka shkuar dhe aq mirë. Biletat e shitura kanë qenë shumë pak dhe madje Rita ka kënduar 2 këngë playback në një natë që shumica e njerëzve edhe jashtë vendit kanë qenë të përqendruar për të parë Eurovizionin, por edhe Big Brother. Sipas të pranishmëve në këtë mbrëmje, edhe ata njerëz që kanë qenë në “Rinora 4”, janë konfliktuar me organizatorët që t’u kthejnë lekët. Publiku ka kërkuar këngë shqip, në një kohë që Rita ka kënduar vetëm në anglisht, kjo edhe për faktin se ajo nuk e flet mirë gjuhën shqipe.